Google ADS

11 vjet në kërkim, vetëdorëzohet i dyshuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

10:04 | 7 Nëntor 2024
K.B

Një person është vetë-dorëzuar pasi ishte në kërkim nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Siç njofton policia, rasti kishte ndodhur në vitin 2013.

“Prishtinë 26.01.2013 – NN. Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Të ngjashme