11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk prezanton asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit

14:53 | 22 Nëntor 2024
K.B

Policia e Kosovës të enjten ka sekuestruar një automjet pa targa në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.

“Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit. Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , i njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme