Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:25, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë, transmeton arbresh.info.
Ndërkaq, si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira.
Gjithashtu, të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë:
“Viti 08.10.2020-19:25. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira. Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...