Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”, ndaj 11 personave, ku në mesin e të akuzuarave janë figura të njohura të PDK-së, deputetë e ministra.
Përveç tyre në mesin e të akuzuarave janë edhe persona të tjerë që kanë mbajtur poste publike, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.
Emrat dhe funskionet e tw akuzuarve:
Adem Grabovci, ish-deputet
Besim Beqaj, ministër aktual në Qeverinë Hardianj, ish-deputet, e po ashtu ka qenë Ministër i Financave në qeveritë e kaluara.
Zenun Pajaziti, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës.
Fatmir Shurdhaj, ish-zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sedat Gashi, ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Xhavit Dakaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Njazi Kryeziu, ish-Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, aktualisht këshilltar i Kadri Veselit në Kuvend.
Arbenita Pajaziti, ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ilhami Gashi, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ismet Neziraj, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini”
Rexhë Abazi, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë.
Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë./Lajmi.net/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...