Sigurimi i masave mbrojtëse për punëtorët e ndërtimtarisë, mbetet sfidë për kompanitë ndërtimore.
Gjendja në këtë sektor vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi numri i vdekjeve po rritet çdo ditë, si shkak i kushteve jo të mira.
Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi ka folur për mos respektimin e Ligjit për Siguri në Punë dhe të drejtave të punëtorëve në kuadër të sektorit të ndërtimtarisë nga ana e punëdhënësve, për të cilin sektor tha se vazhdon të jetë me një rrezikshmëri të lartë.
Ibrahimi bënë të ditur se kanë realizuar mbi 1800 inspektime, ku kanë identifikuar 245 punëtorë pa kontrata pune dhe kanë shqiptuar 66 gjoba gjithsej.
Kryetari i ri i BSPK-së, Avni Ajdini, thotë se siguria në punë duhet të realizohet në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës për t’i evituar rastet me fatalitet.
Tregon se BSPK e kanë hartuar një kornizë ligjore e cila do të përmbushet në një afat prej 2017 deri në 2022 për drejtat e punëtorit.
Kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor, Brahim Selimaj, thotë se gjendja në sektorin e ndërtimtarisë mbetet shqetësim edhe për ta.
Selimaj bënë të ditur se janë duke u përpjekur që kjo gjendje të përmirësohet dhe të ofrohen kushte më të mira nga investitorët ndërtimor për punëtorët dhe të ngrisin vetëdijen tek këta të fundit.
Vitin paraprak numri i atyre që e kanë humbur jetën në vendin e punës shënon 9 raste.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike