Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Qeverisë është marr vendim që një pjesë e borxhit ndaj KOSTT-it, që është akumuluar nga devijimet e deritashme, do të paguhet nga buxheti i katër komunave në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë se energjia elektrike e shpenzuar është borxh, dhe borxhi duhet paguar.
“Andaj me vendimin që morëm sot në mbledhje të Qeverisë, do të merret buxheti i katër komunave në veri të vendit, dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet deri më tani”, ka thënë ai
“Shuma totale prej 11,880,246.33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...