106 pacientë të prekur me Covid-19, janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së.
Në njoftimin e kësaj të fundit thuhet se 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi, prej të cilëve 7janë në gjendje të rëndë, shkruan arbres.info.
“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19, të cilët trajtohen në Kliniken Infektive është si vijon; 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7janë në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu QKUK ka njoftuar se sot lirohen 6 raste Covid-19 poztiv, në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë. Sot lirohen 6 raste Covid-19 poztiv, në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi. Në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht 3 raste me Covid-19, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë me do të transferohen nga Klinika Infektive. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me Covid-19.3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektive”, thuhet më tej në raport.
Ndryshe deri tani në Kosovë është raportuar për mbi 2 mijë raste të prekura me Covid 19./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...