1043 pacientë në trajtim nga Covid-19, 26 pacientë në mjekim intensiv

12:44 | 10 Shtator 2021
Arditë Shkodra

69 pacientë më pak, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trjatuar në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportin e punës së datës 10 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 1043 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19.

64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikat COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 377 pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar. Nga numri i tyre, 372 të konfirmuar me COVID-19, 328 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë, 31 më pak se një ditë më parë. Prej numrit të përgjitshshëm, 553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe

534 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 26 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 139 pacientë

Spitali i Gjakovës, 79 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 96 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme