Google ADS

​103 raste aktive me COVID-19

08:14 | 29 Maj 2022
A. B.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës dhe 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas njoftimit, janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 458 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme