103 pacientë me Covid-19 nëpër spitale, gjashtë në respiratorë

15:22 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 54 raste të reja me Covid-19.

Sipas raportit të Qendrës Klinike Universitare të shtrirë janë 175 pacientë, ku 103 prej tyre janë konfirmuar me Covid-19, shkruan portali arbresh.info.

107 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, gjashtë në respiratorë dhe gjashtë në metodën CPAP.

Gjithashtu për fat asnjë rast i ri i vdekjeve nga ky virus nuk është regjistruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme