Në vatrat e luftës në Siri e Irak ka ende kosovarë që po qëndrojnë në kampe të ndryshme atje. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë të cilët kanë udhëtuar dhe që kanë lindur në zonat e konfliktit.
Policia e Kosovë në një përgjigje me shkrim për gazetën Objektiv kanë treguar numrin e kosovarëve që janë atje bazuar në të dhënat që i posedojnë Drejtoria Kundër Terrorizimit.
“Në zonën e konfliktit Siri apo Irak janë gjithsej 102 persona me shtetësi apo origjinë nga Kosova të cilët në periudha kohore të ndryshme nga viti 2012 deri tani kanë udhëtuar nga Kosova apo ndonjë shtet tjetër për në zonën e konfliktit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Sipas të dhënave të Policisë, pos të rriturve ka edhe fëmijë që kanë shkuar ose kanë lindur atje, por ka edhe nga ata që kanë vdekur në zonat e konfliktit.
“Në zonën e konfliktit aktualisht janë 46 fëmijë të cilët kanë udhëtuar ose kanë lindur në zonën e konfliktit së paku nga njëri prind me shtetësi nga Kosova. Në forma të ndryshme Policia e Kosovës ka informata se në zonën e konfliktit janë vrarë ose vdekje natyrore rreth 97 persona. Policia e Kosovës ka kapacitete për të ofruar siguri në Kosovë për personat që gjinden në Siri nëse Qeveria e Republikës së Kosovës, merr vendim për t’i kthyer ata në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndërkohë, Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi kërkon që Kosova t’i kthejë fëmijët dhe gratë sepse janë të rrezikuar.
“Një shembull të autoriteteve shqiptare duhet ndjekur edhe Kosova për kthimin e të gjithë grave dhe fëmijëve të cilët gjendën kampet në Siri si dhe atyre gra dhe fëmijë që janë jashtë kampeve por që jetojnë në Siri. Ne mendojmë se autoritetet e Kosovës duhet të fillojnë komunikimin me forcat kurde të cilat kontrollojnë atë zonë, për kthimin edhe të burgosurve të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës. Dhe të njëjtin të paraqiten para drejtësisë në Kosovë, për veprat të cilat janë të sanksionuara me kodin penal të republikës së Kosovës” theksoi Elezi për Objektiv.
Gazeta Objektiv ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për një operacion të mundshëm për kthimin e kosovarë të mbetur në Siri dhe Irak, por nga ky institucion nuk ka marrë përgjigje.
Së fundmi, katër fëmijë dhe një grua u kthyen këtë javë në Shqipëri nga kampi al-Hol i Sirisë, ku kanë qëndruar atje për rreth dy vjet.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...