Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se 1000 ushtarë dje kanë ngrënë biftekë të klasës së parë. Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj i ka reaguar ministrit për këtë deklaratë.
Sipas tij ushtarët e FSK-së po detyrohen të mbajnë familjet, duke punuar punë sekondare si pasojë e kushteve të dobëta për punë.
“Ministri Maqedonci dje paska dhënë lajmin se rreth 1000 ushtarë paskan ngrënë biftekë të klasës të parë. Si nuk i vjen turp ministrit ta japë këtë deklaratë publike dy ditë pasi një ushtarak i FSK-së ndërroi jetë duke punuar për idare në një ditë vikendi ngase kushtet që ofron FSK-ja nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen. Janë qindra-mijëra ushtarë që detyrohen të punojnë kamerierë, forca të sigurimit privat dhe çfarë pune tjetër fizike sa për të mbijetuar. Dhe për më keq, të njëjtit do i zë dimri me rroba të grisura, të vjetruara dhe pa kushte minimale për temperaturat e ulëta. Kjo ndodh kur një ministër koti krenohet me një racion ushqimi sa për t’i mashtruar militantët që janë në tension nga rënia e besimit të qeverisë në shkuarje”, shkruan Brahimaj në reagim./Arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...