Në depon e Shoqatës “Bereqeti” janë duke u përgatitur 1000 pako ushqimore të cilat do të shkojnë tek një mijë familje që janë në kushte të rënda ekonomike.
Xheladin Fazliu përfaqësues i Shoqatës “Bereqeti” në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, tha për portalin arbresh.info se sot kanë filluar përgatitjet e pakove të cilat do të shpërndahen çdo ditë deri ditën e Fitër Bajramit.
“Sot jemi në pikën e grumbullimit të ndihmave, jemi duke i përgatitur 1000 paketa që janë për 1000 familje e që janë pako ushqimore”, u shpreh ai.
Fazliu tha se falë donacioneve të fondacionit të Behgjet Pacollit kanë arritur që t’i mbushin pakot me gjera esenciale ushqimore, por edhe higjienike.
“Këto artikuj ushqimorë janë siguruar falë donacionit nga fondacioni “Behgjet Pacolli” që është një ndihmë e mirëseardhur nga ne. Kjo po bëhet në muajin e madhërishëm të Ramazanit që çdo sofër e nevojtarit të jetë e mbushur me gjëra ushqimore që do të shkojnë në familje. Pakot përmbajnë rreth 13 produkte që janë me ushtime esenciale duke përfshirë edhe gjera higjienike”, tha ai.
Fokus për shpërndarjen e këtyre pakove do të jenë familjet nga ana e Gollakut të cilat sipas shoqatës janë të lënë anash.
“Ne kemi përzgjedh disa komuna të Kosovës, ku bashkërisht me disa organizata nëpër fshatra do të bëjmë përzgjedhjen e familjeve dhe nevojtarëve. Fokus e kemi regjionin e Prishtinës, por më shumë do të jenë të fokusuara familjet në zonat rurale si Gollaku”, tha ai.
Pakot do të shpërndahen çdo ditë nga dhjetëra vullnetarë të cilët ishin mbledhur në depo të shoqatës për t’i paketuar produktet ushqimore dhe për t’i shpërndarë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...