Përfaqësues të Bashkimit Evropian do të vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.
E numri i tyre do të arrij në 100 vëzhgues, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur Krye vëzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, në Prishtinë.
Ajo ka shtuar gjithashtu se rreth 25 analistë dhe vëzhgues tashmë kanë arritur ndërsa pjesa tjetër do të vij në Kosovë në prag të zgjedhjeve.
“Ekipi bazë prej 9 analistësh arriti në Prishtinë më 7 shtator, dhe 18 vëzhgues afatgjatë u dërguan nëpër Kosovë më 15 shtator për t’i mbuluar të gjitha 38 komunat. 36 vëzhgues afatshkurtër si dhe një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BEsë në Prishtinë do t’i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve. Gjithsej rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t’i vëzhgojnë votimet dhe procesin e numërimit më 6 tetor”, ka thënë ajo.
Vëzhguesja e BE-së ka shtuar gjithashtu se nuk janë të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve por planifikojnë frenimin e dukurive të pahijshme gjatë procesit zgjedhor.
“Jam shumë e nderuarve më është dhënë ky rast që të jem në krye të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE-ja. Kjo reflekton zotimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur zgjedhjet që janë transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Si mision ne nuk jemi të interesuar në rezultatin e zgjedhjeve ne shpresojmë që prania jonë do ketë efekt pozitiv në frenimin e dukurive të pahijshme që mund të jenë gjatë procesit të zgjedhjeve. Misioni ynë përbëhet nga një ekip prej 9 ekspertëve që janë këtu në Prishtinë. Ne parashikojmë që të na bashkëngjitet edhe një grup prej 7 deputetëve nga parlamenti evropian”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Lexo edhe: BE synon ndalimin e keq menaxhimit gjatë zgjedhjeve në Kosovë, paralajmëron edhe gjoba
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...