Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur para pak çastesh një konferencë për media ku kanë shpalosur angazhimet e këtyre dy institucioneve në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Laura Pula koordinatore nacionale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare tha se në të gjithë Kosovën janë të angazhur 100 prokurorë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
“Sot në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve këta prokurorë do të evidentojnë çdo parregullësi të procesit zgjedhor dhe do të përcjellin manipulimet. Nuk kemi ndonjë rast penal mirëpo vetëm disa informacione siç ështrë rasti i Shtërpcës për të cilin jemi në proces të verifikimit. Prokurori I shtetit në bashkëveprim të Policisë së Kosovës i kanë marrë të gjithë masat”, tha Pula.
Ndërkaq, Naim Rexha, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës tha se Policia është duke i hetuar katër raste të keqpërdorimeve që kanë ardhur pas disa informacioneve.
“Policia i ka në trajtim 4 informcione që kanë arritur nga komunat e ndryshme. Është duke u zhvilluar një aktivitet i gjithëmbarshëm i qetë zgjedhor”, ka thënë Rexha./Arbresh.info.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...