Mediat serbe kanë reaguar pas publikimit të fotografisë së ministrit të Tregtisë, Endrit Shala dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Mediat serbe kanë reaguar pas publikimit të fotografisë se ministrit të Tregtisë, Endrit Shala dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan lajmi.net.
Portali serb “blic.rs”, këtë fotografi në mes të ministrit Shala dhe kryeministrit Rama, ku shfaqet mbishkrimi “100%”, e ka quajtur provokim të ri.
Pas publikimit të kësaj fotografie ku tregon përkrahjen e Ramës për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, ka shkruar edhe mediumi tjetër serb, “telegraf.rs”, transmeton më tutje lajmi.net.
Sipas këtij mediumi, përkrahja e Ramës për vendimin e Qeverisë së Kosovës ëhstë qesharak.
“Shala shkroi 100% dhe është e qartë se ky vendim po shijohet, ndërsa për shkak të këtij vendimi qindra njerëz në Mitrovicë kanë probleme të ndryshme. Njerëzit atje nuk kanë ilaçe, oksigjen në spital dhe qumështi tashmë është zhdukur. Dhe kjo gjë është qesharake nga ana e tij dhe Ramës”, raporton telegraf.rs.
Kujtojmë se në fillim të muajit nëntor Kosova kishte vendosur masë prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq një ditë pas mosanëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj, me propozim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mori vendim që të vendosë taksë doganore në 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake.
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi