Google ADS

100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-së i shkon te minisitria Pecit: Trego çka po thotë Albini për këtë?

16:25 | 18 Nëntor 2024
E.G

Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili ka ngritur akuza të rënda ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi ky i fundit i dha 100 mijë euro nga buxheti i dedikuar për fermerë, këshilltarit të tij.

Dili ka kërkuar sqarime edhe nga kryeministri Kurti lidhur me këtë rast, shkruan Arbresh.info.

“Aferat korruptive të njëpasnjëshme të Pecit po e degradojnë Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa ai përpiqet të paraqitet si ‘gardian’ i mbrojtjes së pasurisë së shtetit,” shkruan nënkryetari i forumit rinor të AAK-së.

Sipas tij, kjo është vetëm një përpjekje për të kamufluar keqpërdorimet që po ndodhin brenda ministrisë.

Përfaqësuesi i të rinjve të AAK-së thekson se buxheti i dedikuar për fermerët po përfundon në xhepat e njerëzve të afërt me ministrin, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie të menjëhershme. “Fermerët e Kosovës meritojnë mbështetje reale, jo skandale e korrupsion,” përfundon Dili në reagimin e tij./Arbresh.info/

Të ngjashme