Komuna e Prishtinës është në prag të përfundimit të projektit për biçikletat, të cilat do të përfshijnë 10 stacione të shpërndara në të gjithë qytetin.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Arbresh.info bëri të ditur se në fazën e parë do të jenë në dispozicion 100 biçikleta, të cilat do të shërbejnë për studentët, të rinjtë, vizitorët dhe qytetarët që kërkojnë një alternativë të shpejtë për lëvizjen e tyre në qytet.
“I kemi dhjetë zona, dhjetë stacione në tërë Prishtinën duke filluar nga kjo pjesë ku jemi aktualisht afërm komunës së Prishtinës, pastaj një pjesë e madhe e qendrës, kemi stacion në Dardani, në Ulpianë në Bregun e Diellit, pra janë 10 stacione me 10 biçikleta që në total bëjnë 100 biçikleta për fazën e parë të këtij projekti. kryesisht do të përfitojnë studentët të rinjtë vizitorët që vijnë dhe vizitojnë Prishtinën, por edhe të tjerët që duan t’i përdorin biçikletat për mobiliet më të shpejtë”, tha Zogaj.
Sipas tij, projekti ka një kosto totale prej rreth 250 mijë euro dhe biçikletat pritet të jenë të shfrytëzueshme me pagesë.
“Ka kushtuar diku mbi 250 mijë euro, si total. Është një kosto mesatare që është në krejt Evropën ,sepse biçikletat janë prodhim gjerman. Po do të jetë një pagesë simbolike do të jetë 50 cent ora, por gjysma e orës së parë do të jetë falas, pra nëse dikush e shfrytëzon vetëm për gjysmë ore atëherë do të jetë pa pagesë, por në qoftë se e përdorë më shumë një orë kushton 50 cent. Jemi në përfundim të krejt përgatitjeve, biçikletat janë në Prishtinë stacionet i kemi vendos tash jemi duke e përfunduar sistemin softverik të pagesës dhe pritet t’i kemi shpejtë biçikletat në këto sisteme”, nënvizon Zogaj.
Zogaj thekson se këto biçikleta pritet të jenë të shfrytëzueshme që nga muaji shtator
“Gjatë shtatorit besoj që do t’i kemi biçikletat për t’i përdorë. Për fat të mirë shtatori do të jetë më mot të mirë andaj do ta kemi mundësin që t’i shfrytëzojmë biçikletat. Ka korsi në Prishtinë për biçikleta ne po insistojmë në çdo rrugë të re që po e ndërtojmë ta kemi edhe korsin e biçikletave. Prishtina është e përshtatshme për biçikleta në pjesën qendrore të saj. Nuk ka pasur shumë pengesa të theksuara kryesisht pengesat më të mëdha kanë qenë për pagesa dhe sistemin softuerik, jemi lidhur me sistemin bankar, pastaj sistemi bankar i ka ato kushtet e veta dhe kjo pak e ka zgjat implementimin, por do t’i kemi shpejt në sistem”, thekson Zogaj.
Zogaj pohon se biçikletat do të jenë të pajisura me GPS dhe do të mbikëqyren përmes një sistemi të avancuar për të parandaluar vjedhjet dhe vandalizmin.
“Janë biçikleta publike, janë biçikleta Smart kanë GPS e dimë se ku është biçikleta e vetë janë të qëndrueshme ndaj vandaliteteve. kur të regjistrohen qytetarët do të nënshkruajnë një kontratë ata do të regjistrohen përmes llogarisë bankare andaj i ndjekim qytetarët që janë të papërgjegjshëm dhe e dimë me saktësi të plotë se ku e kemi biçikletën, pra në qoftë se një qytetarë e merr biçikletën në shtëpinë e tij ne e dimë me saktësi se ku është biçikleta dhe do të shkojmë me polici në shtëpinë e tij”, përfundon Zogaj.
Zogaj thekson se ky projekt synon të lehtësojë trafikun në qytet dhe të inkurajojë përdorimin e biçikletave, duke kontribuar në një ambient më të pastër dhe më të qetë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...