Sot shënohet 10 vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare dhe në nder të kësaj dite po mbahet takimi i cili ka bashkuar rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të rritur bashkëpunimet në mes bizneseve.
Kerry Monaghan-Hogler, zëvendës Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, tha se gjatë dekadës së fundit, puna e këtij rrjeti për të sjellë së bashku Kosovën dhe diasporën e saj rreth tregtisë.
“Përtej kësaj, USAID-i ka parë se si po përgatiten këto përpjekje Kosovë, për të zërë vendin që i takon në skenën botërore”, tha ajo.
Në hapjen solemne të pranishmit u përshëndetën nga Yll Blakaj nga Degët e RRGBSH-së në Evropë, kryetar nderi i RRGBSH Lazim Destani, kryetarja e shoqatës së përpunuesve të drurit Arieta Pozhegu, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna.
Ky event ’10 vjetori’ kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytete tjera shqiptare qindra – mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoj në rritjen e eksportit që është dëshmuar vite me radhë./rtk
Kryeministri libanez: Kemi marrë garanci nga Uashingtoni se ...
Hovenier: SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen për KFOR-i...
Dërgoi dronë në Izrael, IDF: Vritet komandanti i Hezbollah
Romeo Veshaj fshin të gjitha fotografitë nga Instagrami – lë...
Rreth 1000 emigrantë mbërrijnë në Lampeduza gjatë 24 orëve t...
Irani dënon vendimin për sanksionimin e Teheranit nga BE-ja ...