Lëvizja Vetëvendosje sot shënon dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të planit të Ahtisarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Në njoftimin e VV-së për këtë datë thuhet se 10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi.
VV thotë se 10 shkurti madhështohet edhe nga fakti që kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, VV organizon këto aktivitete:
10:00 – Homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë
11:30 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë
12:30 – Homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin ‘Nëna Terezë’
13:00 – Ekspozitë me fotografi në atelenë e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’
14:00 – Tribunë me temën ‘Plani i Ahtisaarit dhe tezat e VETËVENDOSJE!-s, 10 vite pas’, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’./Arbresh.info.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës