Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve A.B, O.B dhe S.B, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për veprën penale Detyrimi.
Sipas njoftimit, i akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Ndërsa, të dëmtuarit AKP, M.T, K.T, H.SH, A.H udhëzohen në kontestin e rregullt juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike
“Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.
“Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 08.02.2018 dhe nga data 06.05.2019 deri me datë 31.01.2020”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.
I akuzuari O.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 09.11.2017”.
I akuzuari S.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 09.11.2017”.
“Bazuar në nenin 60 të KPK-së, të akuzuarit A.B i konfiskohet vetura e tipit “Chevrolet Suburban”, të akuzuarit O.B i konfiskohet vetura e tipit “Audi” A4 si dhe të akuzuarit O.B i konfiskohen të hollat në shumë prej 10.100 € (dhjetë mijë e njëqind euro). Obligohen të akuzuarit A.B, O.B dhe S.B që të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale dhe paushallin gjyqësorë në shumën prej nga 300 (treqind) euro, të gjitha në afatin prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...