Tre nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj janë sjell për trajtim në Emergjencën e QKUK-së.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka njoftuar se një 10-veçare është në gjendje jo të mirë.
Siç njofton Syla, ajo është shtrirë për të iu nënshtruar një operimi.
“Është duke u operuar në sallë, është në gjendje të rëndë”, tha ai.
Ndërsa, sipas tij, dy të plagosurit e tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Për t’i vizituar pacientët, në QKUK ndodhet edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia./rtk
LEXO EDHE:
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës