Mbi 1 miliard e 60 milionë euro i ka kushtuar Bashkimit Evropian qëndrimi dhjetëvjeçar i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Pavarësisht kësaj vlerësohet se ky mision ka dështuar në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Nga e premtja EULEX-i nuk do të ketë mision ekzekutiv, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) për dhjetë vjet të qëndrimit në Kosovë ka shpenzuar mbi 1 miliard e 60 milionë euro. Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe njohës të sistemit të drejtësisë thonë se paratë e taksapaguesve të Bashkimit Evropian janë shpenzuar kot pasi ky mision ka dështuar të sjellë drejtësi. Ata thonë se EULEX-i dështoi të luftojë në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Gazeta “Zëri” ka kalkuluar buxhetin që ka shpenzuar brenda një dekade misioni më i madh i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, në të cilin shihet qartë se në përudhën prill 2008 – tetor 2010 BE-ja kishte ndarë një buxhet prej 265 milionë eurosh për EULEX-in. Ndërsa 165 milionë të tjera i janë ndarë për periudhën tetor 2010 – dhjetor 2011..
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri)
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...