Me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrat e Qeverisë që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë homazhe te varri i Mon Balaj.
Bashkë me Kurtin e Konjufcën ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti si: Xhelal Svecla dhe Arbërie Nagavci, bashkë me kryetarët Shpejtim Bulliqi dhe Alban Hyseni dhe deputetë të Kuvendit nga VV-ja. Vëllai i Mon Balajt, Fahri Balaj, tha se amaneti i vëllait të tij dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës nuk mund të jetësohet kurrë nga askush, përkundër përpjekjeve.
“Amaneti i Monit dhe Arben Xheladinit, po jo veç i këtyre dyve, por edhe i gjithë dëshmorëve të tjerë që kanë ra për lirinë dhe për shtet ndërtimin e Kosovës ndër breza, nuk mund të jetësohet kurrë, nga askush, për shkak të situatave të vazhdueshme që ndodhin”, tha Balaj për media. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...