Rastet e raportimit të dhunës në familje janë shtuar në 24 orët e fundit, shkruan arbresh.info.
Në 10 raste sa janë raportuar të gjitha viktimat janë femra.
Tre nga rastet më poshtë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt të tjerët janë dërguar në mbajtjeje.
Kujtojmë se ditë më parë Lirie Qerimaj nga Llausha e Skenderajit u privua nga jeta veç pak ditë pas raportimit të saj për dhunën nga bashkëshorti në organet e sigurisë dhe drejtësisë.
Më poshtë mund ti gjeni rastet e raportuara në polici:
Prishtinë 06.01.2022 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Rumanisë, me të cilën bashkëjetonte. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Graqanicë 06.01.2022 – 16:25. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, atyre u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Podujevë 07.01.2022-13:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Gjilan 07.01.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prizren 07.01.2022-15:00. I dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në konsultim me psikiatrin, i dyshuari dërgohet në klinikën e forenzikës psikiatrike.
Pejë 06.01.2022-14:35. Viktima femër kosovare ka njoftuar se edhe pse ishin ndarë me marrëveshje me bashkëshortin e saj-të dyshuarin mashkull kosovar prapë i njëjti ka shkuar në lokacionin e viktimës dhe e ka kanosur me sms. I dyshuari me datë 07.01.2022 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë, 07.01.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike duke përdorur fjalë fyese ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar në strehimore së bashku me një fëmijë të moshës dy vjeçare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë, 07.01.2022-18:00. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovar pasi që njëri prej të dyshuarve kishte sulmuar vëllain e tij dhe më pas kishte ndërhyrë edhe prindi i tyre pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta lëndojë veten me një thikë të kuzhinës. Te dyshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore pasi që i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregull.
Rr. Viciana, Vushtrri 07.01.2022-14:25. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Vushtrri 07.01.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person