Rreth dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën Emergjente, gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, shefi i ekipës emergjente në QKUK, doktor, Avdush Bajgora. Sipas tij, pacientët nuk kanë pasur lëndime të rënda trupore.
“Fluksi i pacientëve nuk ka qenë i madh gjatë këtyre ditëve. Kanë qenë diku për këto tre ditë afro 10 pacientë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore kryesisht nga dëmtimet që i kanë marrë si pasojë e mjeteve piroteknike të cilat i kanë përdorur gjatë natës së ndërrimit të moteve. Lëndimet nuk kanë qenë të rënda”, tha doktori Bajgora.
Por krahas mjeteve piroteknike, kosovarët kanë festuar fundvitin edhe me armë. Sipas Policisë së Kosovës, një person në Prishtinë, derisa ishte në oborrin e shtëpisë së tij ishte goditur nga një “plumb qorr”. E disa vetura të tjera janë goditur nga armët.
“Rr. Bistrica Ilire, Prishtinë, 01.01.2020-00:02 Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte në oborrin e shtëpisë është goditur nga një ‘plumb qorr’. Viktima është dërguar në QKUK-në, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
E ndërkohë në Prishtinë, një ankues ka raportuar në polici se vetura e tij u godit nga gjuajtjet me armë zjarri.
“Rr. Aziz Kelmendi, Prishtinë 01.01.2020-13:25. Është raportuar se pas pranimit të në informate për gjuajtje me armë zjarri në rrugë janë gjetur dhe sekuestruar nëntë (9) gëzhoja kalibër i panjohur. Rasti duke u hetuar”, tregojnë nga policia.
Vetura, po ashtu, i është dëmtuar edhe një personi tjetër në Podujevë e një tjetri në Fushë Kosovë.
“Fsh. Sfeqel, Podujevë 01.01.2020-12:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vetura e tij është goditur nga një ‘plumb qorr’. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet”.
“Rr. Mehmet Behluli, F. Kosovë 31.12.2019-01.01.2020-23:00-14:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ është goditur vetura e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës.
Por, ka pasur persona të tjerë të cilët në natën e ndërrimit të moteve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Këtë herë si pasojë e dhunës në familje ku dhunuesit, kryesisht kanë qenë të dehur kur kanë sulmuar gratë e fëmijët e tyre.
Pas Policisë së Kosovës, janë dhjetëra raste ku kosovarët, kryesisht gratë, raportuan se burrat në gjendje të dehur i sulmuan fizikisht e psikikisht ato dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Një grua nga Fushë-Kosova, pak minuta pas mesnatës së ndërrimit të moteve, ka raportuar në polici se i dashuri i saj në ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht atë si dhe ia ka demoluar shtëpinë.
“Fushë Kosovë 01.01.2020 00:05. Ankuesja femër K/Rome, ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull K/Ashkali, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht si dhe e ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron nga policia.
Edhe në Gjilan, burri i dehur, në orën 05 të mëngjesit të një janarit e ka rrahur gruan dhe djalin e tij.
“Gjilan 01.01.2020-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij-viktimave mashkull përkatësisht femër K/Shqiptare. Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.
Ndërkohë, në Pejë, një person po ashtu i dehur e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
“Pejë 01.01.2020-01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar vëllain e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në ndalim policor”, njoftojnë policia.
Dhunë derisa ishin në ndikimin e alkoolit kanë bërë edhe disa serbë në Leposaviq. Ata madje i kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë.
“Leposaviq 01.01.2020-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) në një lokal-kafiteri ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor, duke i sulmuar të njëjtit prej të cilëve njërit i ka shkaktuar lëndime. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në sqarimet që Policia e Kosovës i ka dhënë në raportin e saj 24-orësh.
Tutje, sipas policisë, në 24 orët e fundit janë arrestuar dhjetë persona. Prej tyre katër janë dërguar në mbajtje si dhe tre të tjerë në ndalim policor.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...