Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona të përfshirë në dy raste te rrahjeve, njëra në Fushë Kosovë dhe tjetra në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, në rrahjen në Fushë Kosovë janë përfshirë gjashtë persona, të cilët kanë marrë edhe trajtim mjekësor shkaku i lëndimeve.
RAPORTI:
Fushë Kosovë 11.07.2021 – 19:31. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete. Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë 11.07.2021 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë rrahur mes vete, si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...