Për sot janë paralajmëruar 10 ngjarje të cilat do të zhvillohen gjatë ditës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. (Selia e LDK-së, Prishtinë, ora 9.00)
Organizata YMCA dhe SIT, prezantojë rezultatet e hulumtimit në Ballkanin Perëndimor për përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 9.00)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson raportin “Mobiliteti i fuqisë punëtore: Një qasje nga poshtë-lart”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10.00)
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e rregullt. (Salla e Kuvendit komunal, Gjilan, ora 10.00)
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi debat me qytetarë për gjashtëmujorin e parë 2020. (Kuvendi Komunal, Rahovec, ora 10.00)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, Prishtinë, ora 11.00)
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Komunën e Podujevës. (Objekti i komunës, ora 11.00)
UNDP do t’i dorëzojë pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës (PK). (Selia e Policisë së Kosovës, ora 11:00)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. (Selia e AKR-së, Prishtinë, ora 12.00)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Komuna e Prishtinës, ora 13.00).
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...