Futbolli është kthyer në një nga ‘industritë’ më fitimprurëse në botë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat marramendëse që qarkullohen në këtë sport. 2017-a do të mbahet mend për rekorde të njëpasnjëshme në shifrat e blerjeve të kartonëve të futbollistëve të caktuar, teksa kulmi u arrit me 222 milionë euro të paguara nga PSG-ja për Neymar.
Po francezët shpenzuan edhe rreth 170 milionë të tjera për kartonin e Mbappe-së, ndërsa Barcelona bleu Ousmane Dembelenë për 110 milionë euro.
Manchester City vendosi dy herë rekord për shumën e paguar për kartonin e një mbrojtësi, por në fund ishte Liverpooli që e theu këtë rekord me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southamptoni, për 83 milionë euro, transmeton “SuperSport.al”.
CIES ka publikuar edhe listën me 10 skuadrat që shpenzojnë më shumë para, si dhe shumën se sa shpenzojnë.
1. Everton – 365 milionë euro
2.Arsenal – 403 milionë euro
3.Juventus – 448 milionë euro
4.Liverpool – 461 milionë euro
5.Real Madrid – 497 milionë euro
6.Chelsea – 592 milionë euro
7.Barcelona – 725 milionë euro
8.Manchester United – 747 milionë euro
9.PSG – 805 milionë euro
10.Manchester City – 878 milionë euro
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...