Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kanë sjellë shumë ndryshime në përbërjen e deputetëve të legjislaturës së ardhshme.
Këto ndryshime konsistojnë edhe në humbjet e votave që kanë pësuar disa nga deputetët, të cilët janë ndëshkuar nga elektorati për arsye të ndryshme.
Në një tabelë të publikuar nga interaksion.com janë paraqitur 10 deputetët të cilët kanë pësuar më së shumti humbje të votave në këto zgjedhje, në raport me zgjedhjet e kaluara, transmeton gazetametro.
Listën e ‘deputetëve humbës’ e dominojnë figurat e LDK’së me tetë kandidatë që kanë rënie masive të votave. Dy deputetët e mbetur janë nga PDK’ja.
Kandidatja që ka humbur më së shumti vota është Teuta Rugova, e cila ka më shumë se 27 mijë vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2014. Nuredin Ibishi, Sabri Hamiti, Labinotë Demi-Murtezi, Ismet Beqiri, Njomza Emini, Ali Sadriu e Muhamet Mustafa janë deputetët tjerë nga LDK që kanë pësuar humbje votash.
Dy deputetët e PDK’së në këtë listë janë Rafet Rama e Fadil Beka.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...