Google ADS

Zgjedhjet serbe me 3 prill/ Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit i telefonon Kurtit

23:01 | 18 Shkurt 2022
V. S.

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se sot pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Chollet ia përmendi Kurtit edhe zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill. Ndër tjera, diplomati amerikan falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në Kosovë.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme