Të martën janë bërë një vit nga vendosja e masave të Bashkimi Evropian (BE) ndaj Kosovës.
Këto masa janë cilësuar vazhdimisht shumë delikatë dhe të padrejta.
Në një intervistë për Arbresh.info rreth këtyre masave ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala.
Sipas tij, këto pasoja janë shumë dimensionale dhe ka përcepsion negativ për vendin dhe politikat e saj qeverisëse.
Tutje, Shala thotë se kjo është një situatë jashtëzakonisht delikate të cilën Kosova nuk e meriton.
“Çështja e sanksioneve dhe masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, kemi thënë realisht edhe herëve të tjera që Kosova nuk i meriton. Pasojat janë shumë dimensionale , çështja e krijimit të imazhit që është jashtëzakonisht e rëndë për Kosovën sepse krijohet përshtypja që Kosova është nën sanksione nga Bashkimi Evropian automatikisht nuk ka investime të jashtme ka përcepsion negativ për vendin për politikat e saj qeverisëse dhe shumëçka tjetër”, potencoi ai.
Këto masa po reflektojnë edhe në anën ekonomike, sipas tij.
“Këto pasoja reflektojnë direkt edhe anën ekonomike sepse prekin sektor dhe veprimtari thelbësore zhvillimore dhe infrastrukturore të cilat tashmë janë të sanksionuara në kryerjen e këtyre projekteve të mungesës mbi 200 milionë euro masat të cilat financiarisht janë në pritje projektet në Kosovë. Kjo është një situatë jashtëzakonisht delikate të cilin vendi jonë nuk e meriton, por që politikat qeverisëse e kanë sjellë një situatë të tillë”, thekson Shala.
Ai pohon se këto masa duhet të largohen sa më parë për shkak të imazhit të vendit.
“Parimisht e them me përgjegjësi të plotë që do të duhej të largohen sa më parë për shkak të imazhit të vendit, nevojës për zhvillim dhe në sferat që kanë qenë të dedikuara këto investime. Shteti duhet të jetë azhur, pro-aktiv duhet të jetë bashkëpunues me institucionet që i kanë vendosur këto masa dhe të sqarojë pozicionin politik dhe strategjik të bashkëpunojë me ndërkombëtarë në mënyrë që të mos ndëshkohen qytetarët e vendit dhe ata të cilët janë përfitues”, pohon deputeti i PDK-së.
Sipas tij, këto masa kanë ndikuar edhe në uljen e investimeve në vend.
“ Këto masa kanë ndikuar edhe në uljen e investimeve në Kosovë sepse faktorët investues të fuqishëm evropian punën e parë që e shohin e shohin situatën dhe stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit për të investuar. asnjë investitor strategjik nuk e kemi në katër vitet e qeverisjes Kurti si rezultat i këtyre politikave që po e rëndojnë çështjen e zhvillimit ekonomik. Në Kosovës ka investime vetëm të mërgatës sonë’, shprehet Shala.
Ndër të tjera, ai thekson se vendosja e këtyre masave ka prekur edhe shumë sektorë.
“Vendosja e masave ka ndikuar më së shumti në disa sektor sepse kanë qenë projekte të infrastrukturës, projektet të trajtimit të ujërave të zeza, projekte të mjedisit të cilat Kosova ka shumë nevojë të prosperoj në fushë”, thotë Shala.
Lidhur me përplasjen ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë, pasi këta të fundit nuk e kontaktuan fare Osmanin kur dërguan letrën në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Shala tha se nuk është me rëndësi se kush është fajtor por dëmi sipas tij është në raport me shtetin.
“Pas dështimeve të mëdha siç është çështja e sanksioneve, pas dështimit të madh të mos anëtarësimit në Ki, pas gabimeve dhe dështimeve të mëdha kushtetuese siç është marrëveshja e Ohrit tani më beteja po zhvillohet se kujt t’i mbetet faji, presidentes apo kryeministrit që në esencë në këtë relacion unë nuk mund t’i ndaj sepse heshtja është pajtueshmëri dhe dëmi i është bërë Kosovës, pak ka rëndësi se kush është fajtor presidentja apo kryeministri të cilit këtë betejë po e shpërfaqin hapur, por dëmi është në raport me shtetin”, përfundon Shala.
Ndryshe, masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor. Gjithashtu pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë