Google ADS

Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut, shpreh pakënaqësitë ndaj tij

13:22 | 4 Shkurt 2022
V. S.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është drejtuar me një letër të gjatë kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.

Sipas tij, në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu për Ekrem Hysenin.

“Lumiri mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës. Ti Lumir dhe Kryesia që drejton do ta mbani përgjegjësinë e plotë para anëtarësisë për pasojat e instalimit të një kryetari të paligjshëm në Degën e LDK-së”, ka shkruar Veliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme