Procedimi i Projektligjit për Referendum ka shkaktuar kundërshtim në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupit të Pavarur të Deputetëve, të dalë nga kjo lëvizje.
Faton Topalli, nga GDP, ka njoftuar sot se ky grup kanë proceduar sot Projektligjin për Referendum, çka ka bërë që të reagojë Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, duke thënë se kjo iniciativë është vjedhur prej tyre.
Lëvizja Vetëvendosje në Ditën e Kushtetutës ka paralajmëruar se brenda ditësh do të procedonte këtë projektligj. Por më të shpejt janë treguar Topalli dhe deputetët tjerë të GDP-së.
Topalli në një kundërpërgjigje pas deklarimeve të Haxhiut, përmes facebook-ut ka thënë se ligjet nuk kanë autorësi, s’janë personale dhe as partiake.
Postimi i plot:
Mos u shqetsoni kot, ligjet nuk kanë autorësi as personale as partiake
Zvicra është njëri prej vendeve e cila më së shumti e përdor referendimin për t’i dhënë mundësi sovranit ta thot fjalën e fundit. Për shkak që kam jetuar gjatë në këtë vendë, sigurisht që ndjehem i ndikuar dhe i frymëzuar nga kjo formë e demokracisë direkte. Jam angazhuar edhe personalisht që ky Projektligj të dërgohet në Kuvend dhe lidhur me këtë kam edhe prononcimi publike të cilat mund ti gjeni në web. Mendoj që ligji është shumë i nevojshëm dhe në interes të përgjithshëm të vendit. Ky duhet të jetë edhe interes i Lëvizjes Vetëvendose. Ne deri më tani i kemi mbështetur të gjitha iniciativat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. Nuk ka asnjë arsye që në procedurën e ndryshimit të ligjit dhe përgatitjes për votim të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë të interesuar për demokracinë direkte. Ligjet nuk kanë autorësi as personale e as partiake. Kush ka kohë le të merret me meritat, ne do të merremi me ligjin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...