Google ADS

Ujësjellësi nga nesër nis nënshkrimet me konsumatorët për të nënshkruar kontratën për shërbime

20:28 | 8 Tetor 2021
A Z

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga nesër do të fillojë të trokasë në dyert e secilit konsumator që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar kontratën për shërbime.

Me kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Njoftimi i plotë:

Nënshkrimi i kontratës për shërbime me KRU ” Prishtina ” sh.a.
Prishtinë, 8 tetor 2021 – Të nderuar konsumatorë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal në të gjitha fushat.
Ju njoftojmë se, duke filluar nga dita e nesërme , 9 tetor 2021 ( e shtunë, për arsye se pjesa dërmuese e konsumatorëve gjenden në shtëpi), KRU”Prishtina” sh.a. do të fillojë të trokas në dyert e secilit konsumatorë që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar Kontratën për Shërbime.
Me Kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.
Kontrata përmbanë: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme.
Të dashur konsumatorë,
Ju lutemi, të mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU” Prishtina ” sh.a. sepse mosnënshkrimi i kontratës, rezulton në pengesën e detyrimeve të dyanshme./arbresh.info/

Të ngjashme