Ndonëse nga viti në vite pothuajse të gjitha Qeveritë të cilat vinë në pushtet , thonë se pikë kryesore dhe primare në mandatin e tyre e kanë Shendetsinë, kjo gjë po harrohet më fillimin e mandatit të tyre.
Nga viti në vite Qeveritë në vendin tonë bëjnë një ngritje të vogël në buxhetin të cilin e ndajnë për Shëndetësi.
Ndonëse për këtë vite janë ndarë rreth 200 milion euro, kjo shumë nuk mjafton as për gjerat më elementare të cilat i nevojiten QKUK-së.
Ani pse është qendra kryesore ku ja msyjnë pacientet e tërë Kosovës, në QKUK0së, përveçqë aparaturës së stervjetruar dhe të dalur afati, në këtë klinik nuk kanë as gjërat me elementare siç janë injeksionet, jodi, apo edhe fasha për një intervenim më thjeshtë.
Të paktën këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info, , kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Ai thotë se 90 përqinde e aparaturave në QKUK, janë të stervjetruara dhe do të duhej të ishin jashtë funksionit, ndërsa shton së e habitë fakti se si nuk po reagon askush nga institucionet për këtë qeshje e cila nuk përkon më shekullin 21.
” E vërteta është që ende nuk ka lëvizur asgjë dhe në jemi duke punuar më aparatura të stervjetriuar dhe pothuajse 90 përqinde e aparaturave në QKUK, janë të skaduar nga afati dhe ishte dashur të nderohen. Ndërsa shqetësues është se ne vazhdimësi ne ballafaqohemi më mungesë të barnave dhe materialit shpenzues. Ne jemi duke vazhduar më avazin e vjetër dhe gjendjes së keqe në QKUK. Të gjitha dikasteret ballafaqohen më aparaturë të cilat tashmë janë jashtë funksionit nga Radiologjia e deri të dikasteret e tjera. Ne nuk e dimë se si ende nuk është duke u marruar me rendësi qeshja e Shëndetsis dhe nuk është prioritet e as një nga qeveritë si të kaluara si tash. Ne kemi një përgjigjej nga Ministria e Shëndetësisë se presin të rregullohet udhëzim administrativ për blerje të barnave dhe aparaturave dhe se disa tender kanë mbetur të mbyllura dhe nuk dimë asgjë më shumë por ne ne vazhdimësi po apelojmë të Ministria që të ndërmarrin masa pasi që jemi një gjendja kaotike. Unë kum thënë edhe një herë se ligjet aktuale në Kosovë janë për manipulime dhe si e tillë edhe fati i shëndetësi është i tille “.
Tutje Syla, ka shtuar së nga kjo gjendje më se shumti po pëson pacientet.
Por ka edhe një përgjigjej për politikanet të cilët po fajësojnë mjekët për mos kryerjen e punës ashtu siç duhet.
“Nga tërë kjo po pëson vetë pacientet por edhe në punëtoret shëndetësor sepse nuk po mund të punojmë ashtu siç duhet. Kemi pasur kritika nga politikanet se nuk po punojmë por ne nuk mund të punojmë kur s’kemi materialin shpenzues primar e lëmë diçka më shumë. Ne nuk kemi as gjërat elementare në QKUK siç janë gjilpëra e jod, dorëza e fasha kjo është e tmerrshme në shekullin 21. Ne aktualisht jemi në statusko dhe nuk dimë se cili do të jetë hapat e Ministrisë për të dalë nga kjo gjendje. Neve informatat e fundit i kemi se janë vetëm 30 përqindje e listës esenciale janë tu u sigurua kjo tregon më mirë së ku ndodhet Shëndetsis në Kosovë”, ka përfunduar Blerim Syla.
Se shëndetësia në Kosovë është para kolapsit e dinë edhe vetë deputetet të cilët janë në komisionin për Shëndetësi në Parlamentin e Kosovës.
Time Kadrija, nga AAK-ja, ka thënë për Arbresh.info, se këtë qeshje e kanë ngritur disa herë në komisionin për Shëndetësi , por se thotë se gjendja nuk mund të përmirësohet brenda një kohe të shkurtër.
” Po jemi ne dijeni dhe jemi ne vazhdimësi duke i ngritur këto shqetësime të çilen po e shprehin si pacientet po ashtu personeli mjekësor të cilët çdo ditë po ballafaqohen më mungesë të barnave esenciale dhe të vjetërsisë së aparaturës më të cilën diagnostifikohen pacientet. Furnizimi duhet të behët e dimë se ka pasur mungesë në furnizimit dhe kërkesa për barna kemi kërkuar vazhdimisht nga Ministria që këto kërkesa të merren parasysh. Institucionet e Shtetit të gjitha duhet të i adresojnë më kohë të gjitha kërkesat . Për sanimin e kësaj gjendje nevojitet kohë siç është sigurimet shëndetësore dhe mbledhja e premiumeve dhe shpresojmë që kjo gjendjeje të ndryshoj. Në si komision i cili përbëhet shumica nga njerëzit e Shëndetsis po mundohemi që të ngrisim zërin dhe të verifikojmë gjendjen ne Shëndetsis dhe të sanojmë këtë gjendje”.
Madje ajo ka shtuar së Qeveria i ka dhënë prioritet Shëndetsis në ndarjen e buxhetit, por që Ministria ishte dashur të jetë më bashkëpunuese për të tejkaluar këtë gjendje.
“Është shqetësim i përgjithshëm sepse të gjithë ne jemi paciente dhe e dimë gjendjen aktuale dhe është e padrejtë që pacientet përveçqë sëmundjeve të ballafaqohen edhe më mungesë të barnave dhe të sigurojnë vetë ato. Ne e dimë se kur u rishqyrtuar projektligji Qeveria i ka dhënë prioritet Shëndetsis por që Ministri se bashku me dikasteret e tjerë ishte dashur që të jetë ma koperativ ma bashkëpunues dhe të merret më këtë qeshje”, ka përfunduar Deputetja Kadrija.
Kujtojmë së ndonëse ishte paraparë që nga data 1 korrik e vitit 2017, fillimisht të niste mbledhja e premiumeve, e pastaj të bëhet Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësor, kjo gjë tashmë nuk pritet të ndodh edhe për një përiudh të pacaktuar./V.Selimi/Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...