Policia e Kosovës ka organizuar një aktivitet që i dedikohet 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.
Me anë të një komunikate për media Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se në kuadër të projektit ‘’Unë mbrohem me ligj’’ ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit, stafin mësimor dhe këshillin e prindërve.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të projektit ‘’Unë mbrohem me ligj’’ ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit, stafin mësimor dhe këshillin e prindërve si: marshim i përbashkët me fëmijët nëpër qytete, shpërndarje fëmijëve materialet sensibilizuese edukative, ofrim i informatave rreth sigurisë së përgjithshme të tyre dhe rregullave në trafikun rrugor, vizitë në ambientet dhe pajisjet policore etj’, thuhet në komunikatë.
“Policia, si një nga institucionet kryesore të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike këto aktivitete i ka ndërmarrë me qëllim të krijimit të besimit, ndërtimit të marrëdhënie të forta me fëmijët dhe komunitetin, për të nxitur ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë të këtu të drejtën për mbrojtje nga dhuna, abuzimi e dukuri të tjera negative. Kjo festë thekson se fëmijët kanë nevojë për një mjedis të sigurt dhe të dashur për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë”, bëhet e ditur tutje./Arbresh.info
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...