Ish- kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku të enjten është kthyer në Kosovë pasi i iku drejtësisë për shtatë vite me radhë.
Zharku në vitin 2012 në Agjencionin Kundër Korrupsion pati deklaruar se pasuria tij e paluajtshme kap vlerën e rreth 1 milion eurove, më saktësisht 880 mijë euro. Dokument: Pasuria e Xhabir Zharkut
Në pasurinë e tij të paluajtshme, hyjnë dy toka ndërtimi, tri shtëpi, një tokë bujqësore të cilat i ka deklaruar në emër të përbashkët,raporton kallxo.com
Zharku ka deklaruar në vitin 2012 se posedon dy vetura, një ‘Tuareg’ në emër të tij dhe një xhip në emër të fëmijëve, ndërsa shuma e të dyjave arrin 28 mijë euro.
Poashtu Zharku pati deklaruar se ka gjysmën e aksioneve në shoqrinë komerciale, N. P X- Fort.
Ai nuk ka deklaruar nëse mban para në institucione financiare.
70 mijë euro Zharku i pati deklaruar në 2012, detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik.
Të hyrat vjetore sipas deklarimit të 2012-s në AKK, bashkëshortja e Zharkut merrte rrogë 3 mijë euro nga kompania X- Fort, ku ky i fundit kishte gjysmën e aksioneve të kësaj kompanie.
Ndërsa në emër të Zharkut, janë deklaruar se merr të hyra vjetore nga komuna 11 mijë e 640 euro dhe fitime nga kompania X- Fort, 42 mijë 100 euro.
Ish- kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe ishte dënuar me 3 vjet burg, por ai nuk e ka mbajtur dënimin meqë ishte arrtisur në Suedi.
Muajin e kaluar, Zharkut i është parashkruar dënimi me burg, ndërsa gjatë ditës së enjte ai është kthyer në Kosovë./kallxo.com/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?