OVL-UÇK paralajmëron përsëri protesta nëse s’rriten pensionet e veteranëve

08:59 | 2 Tetor 2022
A Z

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestoi për herë të fundit me 13 qershor, për projektligjin sa i përket pagës minimale në Kosovë.

Që atëherë nuk është se ka pasur ndonjë reagim nga ta.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së), Faton Klinaku, ka thënë se do t’i vazhdojnë protestat nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Nëse nuk përfshihet rritja e pensionit të veteranëve në projektligj, dhe nëse çështja e ligjit në seancë del në lexim të dytë ne si OVL do të vazhdojmë me protesta”, është shprehur Klinaku për arbresh.info.

Tutje, Klinaku shton se më kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin nuk ka ofruar asnjë kusht dhe se nuk kanë pasur më asnjë takim që prej takimit të fundit.

Por, cili është ose do të jetë fati i veteranëve, flet ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Berisha.

Berisha thotë se disa prej ish-pjesëtareve të UÇK-së gjithashtu hyrën në politikë, disa prej tyre arritën në zyra të rangut të lartë.

Kush është fajtori sipas tij?

“Ne kërkuam që të kthehet pika 3.1, që kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës e kanë ndryshuar, që me atë pikë e kanë larguar definicionin e veteranit të luftës që është me ligj që nuk mund të jetë më pak se paga minimale, ndërkaq, Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate tha në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e pastrimit të listave të veteranëve”, thotë Berisha.

Për të gjithë ata që se dinë  në pikën 3.1 thuhet se për pensionet e veteranëve, që aktualisht kapin vlerën e 170 eurove, deri në kategorizimin e listës përfundimtare të veteranëve, Qeveria do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e Veteranit Luftëtar e kanë 53,188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37,006 janë përfitues nga skema për veteranët e Luftës së UÇK-së, ndërsa nga Shqipëria llogaritet të jenë 176 persona por që ky numër u dhjetëfishua edhe atje për vitin 2021 Qeveria Kurti ua ndalon pagat te gjithë këtyre veteranëve dhe dëshmoreve që janë nga Shqipëria.

“Nëse jo dëmshpërblim për dëmin moral që iu bëri, ky shtet u ka borxh një sqarim veteranëve të vërtetë që ua ka cenuar imazhin dhe dinjitetin, që me futjen në listat e veteranëve të rrejshëm, përveç që ua baltosi kontributin e dhënë në luftë, ua mveshi edhe etiketën si dëmtues të buxhetit të shtetit”, shprehet Berisha për arbresh.info.

Por a ka veteranë të rrejshëm, Berisha mendon se për këtë arsye duhet të bëhet verifikimi i veteranëve, Ky është një borxh që shteti e ka ndaj atyre veteranëve që u fyen me përfshirjen e tyre qëllimshëm në listat e mashtruesve.

“Dhe medoemos që unë jam për pastrimin e listave të veteranëve kur dihet botërisht që ky numër ka pësuar rritje enorme gjatë viteve dhe u keqpërdoren shumë njerëz duke u kërkuar votë për një status veterani nëpër fushatat politike nëpër parti të ndryshme”, shton ai.

Shumë veteranë nuk munden ta gëzojnë lirinë dhe të jetojnë dinjitetshëm, kjo sipas Berishës vjen si shkak i mosfunksionimit të mirëfilltë të ligjit dhe përkrahjes institucionale që meritojnë.

“Duhet që medoemos pastrimi i listave të ndodh dhe veterani i vërtet të ketë benefitet që i takojnë atij dhe familjes se tij në institucionet e shtetit te Kosovës. Veteran të rrejshëm ka shume dhe unë i njoh një pjesë personalisht. Urojme që Shteti i Kosovës dhe institucionet ta kthejnë kokën nga pjesa më e ndjeshme e shoqërisë tonë”, përfundon ai.

Për mos përfshirjen e veteranëve në projektligj për pagat minimale kujtojmë se ishin mbajtur dy protesta. Veteranët kishin hyrë me forcë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës derisa po shqyrtohej Projektligji për caktimin e pagës minimale. /Kujtesë Berisha/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme