Osmani interesohet për kapacitetet e FSK-së: Synimi strategjik i Kosovës anëtarësimi në NATO

14:25 | 14 Prill 2021
Arbresh.info

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme