17 shkurti vuri në pah “rrezikshmërinë”, që mund të ketë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas një seance solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e përcjellë edhe me një revoltë të opozitës, e cila edhe e lëshoi sallën e Kuvendit teksa Kurti mbante fjalim, në sheshin kryesor të Prishtinës është mbajtur edhe ceremonia e parakalimit të Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës.
Podiumi i rezervuar për krerët e shtetit nga ku do të përcillini parakalimin e Ushtrisë së Kosovës ishte vendosur në sheshin Zahir Pajaziti.
Ajo që ka rënë në sy para fillimit të parakalimit, ishte arritja e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas zbritjes nga vetura zyrtare deri tek bina, është shoqëruar nga një numër i madh i truprojave.
Ashtu siç shihet edhe në foto, truprojet janë përkujdesur për sigurinë e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kaluar përmes qytetarësh deri ka arritur tek podiumi ku po e prisnin kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca.
Kjo bëri bujë në mediat vendore./arbresh.info/
A është e dëmshme vitamina D kur nuk ka mjaftueshëm vitaminë...
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...