Nehat Thaçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues

10:03 | 27 Prill 2018
V. S.

Kabineti qeveritar ka zgjedhur Nehat Thaçin drejtor të përngjitsh të Shërbimit Korrektues të Kosovës me mandat tre vjeçar, raporton Arbresh.info.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se MAP ka shpallur konkursin më 7 dhjetor të 2017 dhe është formuar komisioni për vlerësimin e kritereve.

Sipas tij janë propozuar tre emra që janë Nehat Thaci, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi.

Ai tha se në bazë të kësaj Nehat Thaçi propozohet që të merr një mandat tre vjeçar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme