Google ADS

“Në stilin e një banditi”, Murati: Abelard Tahiri e kërcënoi Bislimin kur u mbyll mikrofoni, e ftoj Prokurorinë ta hetojë rastin

11:38 | 10 Nëntor 2022
K.B

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi është deklaruar në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zhvillimet e fundit në seancën plenare.

Bislimi tha se ish-ministri, Abelard Tahiri bëri një sërë akuzash për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ish-ministri Tahiri bëri një sërë akuzash për ministren Haxhiu. Ndërsa pas mbylljes së mikrofonit në stilin e një banditi u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh që më pas i vazhdoi me sharje e fyerje nga karrigeje”,tha Bislimi.

Ai shtoi tutje se do të ishte mirë që Prokuroria të merret me këtë rast.

“Do të ishte mirë që Prokuroria të merret me këtë rast”,u shpreh Bislimi.

Ky reagim i Bislimit erdhi pasi në Kuvendin e Kosovës pati një përplasje diskutimesh në mes deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri deh ministres Albulena Haxhiu e cila lëshoi seancën e Kuvendit.

Më pas i nervozuar ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar që edhe ai është dëshmitar se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka sharë dhe e ka kërcënuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Murati ka thënë se pas mbylljes së mikrofonit e ka dëgjuar Tahirin duke e sharë zëvendëskryeministrin Bislimi.

“Ishte kërcënim dhe ftoj prokurorinë që të marrë seriozisht kërcënimin nga një person që ka mbajte arme me shurdhuese për shumë vite”, ka deklaruar Murati. /arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm