Mytaher Haskuka godet krahun e Dardan Molliqajt: Nuk janë njerëz që mbajnë fjalën (VIDEO)

12:12 | 7 Qershor 2018
V. S.

Pas largimit të një numri të pakënaqurës nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët pastaj formuan një parti të re, është përmendur edhe emri i Kryetarit të Prizrenit se do të ju bashkëngjitet këtij grupi.

Në një intervistë për Arbresh.info, vetë Mytaher Haskuka  e ka mohuar një gjë të till.

Ai për  herë të parë ka folur  për tërë këtë qeshje, duke shtuar së të pakënaqurit nuk kanë qenë të gatshëm të ulën dhe të bisedojnë për problemet që i kanë munduar.

Ndërsa shton se ka raporte te mira me Albin Kurtin.

“Në përgjithësi nuk e kam parë të sinqerta kërkesën për mos kandidatin e Albin Kurtit si kryetarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Strukturat e brendshme kanë qenë që të diskutohen të gjitha pakënaqësitë dhe vitin e kaluar ka qenë një diskutim i tillë. Kërkesat e tyre nuk mu kanë duk të sinqerta dhe tash kur po e analizojmë gjendjen nuk po e shoh një vullnet që kanë pasur pala e kundërt për të rregulluar gjendjen për të mirë në VV por qëllimi ka qenë për me dëmtua. Unë jam munduar që ti uli grupet dhe të diskutojmë për mosmarrëveshjet dhe tash po e shohë që nuk ka pasur vullnet për këtë çështje nga pala e kundërt. Arsyeja e ndarjes ka qenë për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë qëndroj më këtë Lëvizje dhe mendoj se vetëm kjo do të mund të ndryshoj diçka në Kosovë. Albini ka ardhur në komuna dhe kemi pasur takime të vazhdueshme. Unë do të qëndroj në VV deri sa të jem në politik dhe kjo është alternativa e vetëm për të ndryshua gjendjen. Nuk ka pasur pajtueshmëri prej palës e cila ka formua një parti të re, sa here i kom thirr kanë thanë do të vijmë për të diskutuar por në momentet e fundit nuk kanë ardhur dhe nuk është që ka munguar Albini por kanë munduara ata vetë në takime për të zgjidhur qeshjet dhe mospajtimet”./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme