Google ADS

Ministria e Drejtësisë e procedon në Qeveri projektligjin pa marr opinion nga Komisioni i Venecias, reagon Këshilli Prokuroria i Kosovës

14:20 | 11 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton opinionin publik se Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias, i cili në uebfaqen zyrtare të tij ka njoftuar se më 18-19 mars 2022 do të mbajë seancën për trajtimin e kësaj çështjeje.

Prandaj, edhe një herë, shprehim shqetësimin tonë se, procedimi me shpejtësi i këtij projektligji, pa e ndarë draftin final me akterët e këtij procesi dhe pa e pritur dokumentin zyrtar nga Komisioni i Venecias, siç ka qenë dakordim në takimin e fundit të Grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e sistemit  prokurorial, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë dhe përbën tendencë për të cenuar pavarësinë dhe rregullimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/

Të ngjashme