1 milion euro për projektet kulturore të 2019-s

12:25 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Për dallim nga konkursi për projekte kulturore e artistike për vitin që shkoi, që ishte hapur në fund të shkurtit, atë për këtë vit Ministria e Kulturës e ka hapur në fund të dhjetorit. Këtë vit projektet planifikohet të përkrahen me rreth një milion euro. Por mënyra e vlerësimit vazhdon të mbetet më e kritikuara nga komuniteti kulturor.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, në konferencën e fundvitit për media javën e kaluar është vetëlavdëruar duke thënë se ftesa publike për projekte kulturore e artistike për herë të parë është duke u hapur në dhjetor. Realisht, me vonesë prej dy muajsh qe hapur për herë të parë vitin e kaluar kur Gashi sikurse tash drejtonte MKRS-në.

Përkrahja e asaj që njihet si skena e pavarur kulturore më 2018 kishte arritur në 1.5 milionë euro, por këtu përfshihen edhe pagesat e borxheve nga vitet paraprake. Kur ishte hapur konkursi për vitin që shkoi MKRS-ja kishte në dispozicion 750 mijë euro, transmeton gazeta observer.

Ministri Gashi ka thënë se sivjet do të jetë një shumë më e madhe sa i përket përkrahjes së projekteve të pavarura kulturore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme