Arrestimi dhe transferimi i Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara i hapi rrugë edhe fillimit të proceseve paragjyqësore, të cilat deri sot janë 24 sosh.
Në të gjitha këto, ish krerët e UÇK-së janë përballur me aktakuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit dhe pengim në drejtësi, duke qenë të mbrojtur nga avokatë ndërkombëtarë.
Për këta të fundit shteti i Kosovës ka ekzekutuar tashmë 464 mijë euro, dhe pritet t’ua ndajë sipas kërkesës edhe plot 1 milion e 114 mijë e 257 euro, tashmë të aprovuara.
Në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova, shihet se hisen më të madhe të kësaj shume e ka kërkuar Jonathan Rees që mbron ish kreun e OVL-UÇK-së Hysni Gucati, plot 315 mijë e 150 euro. Për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor bashkë, britaniku ka kërkuar 183 mijë e 150 euro. Të njëjtit pritet t’i derdhen në xhirollogari edhe 132 mijë euro të tjera. Pas mbrojtësit të Gucatit, që kryeson në listën e shpenzimeve, avokatit të Rexhep Selimit, David Young u janë dhënë 123 mijë e 700 euro nga 287 mijë e 700 gjithsej.
271 mijë e 932 euro janë ndarë për Julius von Bone që përfaqëson Salih Mustafën.Avokatit të ish komandant Calit i janë dhënë 90 mijë e 500 nga 271 mijë e 932 euro të ekzekutuara e aprovuara bashkë.
Për angazhimin e tij krahë ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, amerikani Pierre Richard Prosper gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit, ka kërkuar 251 mijë e 838 euro.Këto para u kanë aprovuar por jo edhe ekzekutuar në llogari.
Përfshihen në të njëjtën aktakuzë, por mbrojtësja e ish kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Venkateswari Rohni Alagendra ka kërkuar më pak.Nga 242 mijë e 250 euro, avokates i janë dhënë vetëm 67 mijë e 250 euro për punën që bëri në nëntor, kur Krasniqi pati paraqitjen e parë në gjykatore.
Për dallim nga 5 të parët, Nasim Haradinaj ka pasur 2 avokatë.Për Bat Martens që e përfaqësoi gjatë tetorit e nëntorit, janë ndarë 33 mijë e 648 euro, derisa për Toby Cadman janë ndarë 144 mijë e 742 euro.
Asnjërit nga ta nuk u janë derdhur mjetet në llogaritë përkatëse.Më së paku nga të gjithë ka kërkuar të paguhet avokati i ish kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, britaniku Ben Emmerson.
Ky ka kërkuar vetëm 31 mijë e 596 euro dhe vetëm për muajin shkurt, të cilat nuk i janë ndarë ende.Në këto shpenzime të Ministrisë së Drejtësisë kosovare nuk është përfshirë edhe shuma e ndarë për avokatin e Pjetër Shalës, që pati dy paraqitje në prill.
Për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nga buxheti i shtetit në korrik të vitit të kaluar janë ndarë 20 milionë euro, krahas 6 milionëve të ndara më herët nga MD.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...