Udhëheqësit e shtetit shpesh herë ishin kritikuar se zinin ulëset VIP në stadiume por nuk paguanin.
E ngjashëm me ta po del të kenë vepruar edhe udhëheqësit e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Ata në fakt kishin blerë bileta, por faturën e kishte paguar ndërmarrja.
Kështu bëhet e ditur në dokumentin e shpenzimeve dhe sponsorizimeve të Postës dhe Telekomit të Kosovës të siguruar nga arbresh.info.
Në të njëjtin dokument thuhet se për ndeshjen Kosovë-Kroaci të mbajtur në vitin 2016, Telekomi ka paguar rreth 1 mijë euro për bileta. Por në dokument nuk ceket se nga kush saktësisht janë blerë e nga kush janë shfrytëzuar biletat në vlerë prej 936 euro.
E biletat për këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër kanë kushtuar nga 7 deri 130 euro.
Por as numri dhe lloji i biletave të blera nuk është specifikuar në dokument.
Ndryshe biletat për ndeshje sportive nuk ishin të vetmet pagesa luksi të cilat për vit e të tërë i ishin faturuar ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Arbresh.info deri tani ka raportuar për disa raste kur paratë e ndërmarrjës që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ishin shfrytëzuar për nevoja personale si rasti i pagës së gjobës në trafik.
Gjoba në vlerë prej 50 euro është paguar në janar të vitit 2018 kur në krye të Telekomit ishte Agron Mustafa.
Aty thuhet gjithashtu se lloji i gjobës është në trafik ndërsa është paguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Por në dokument nuk ceket se në emër të kujt ishte gjoba.
Lexo edhe: Edhe gjobat e trafikut u paguan nga buxheti i Telekomit
Ndërsa rasti tjetër është ai blerjes së veshmbathjeve personave me parat të Telekomit. Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se zyrtari i kësaj ndërmarrje publike, Qerim Jonuzi ka shpenzuar mbi 500 euro në veshmbathje.
Të gjitha blerjet që i kishte paguar Telekomi janë realizuar në dhjetor të 2018-es.
Jonuzi ka blerë veshmbathje në ‘MAB’ në vlerë prej afër 70 euro ose saktësisht 67.80 euro ndërsa 25.42euro i ka shpenzuar në ‘Runners’.
Ndërsa në ‘Amici’ dhe ‘Sport-in’ janë bërë bërje në vlerë prej 410 euro e në përshkrim thuhet se bëhet fjalë për ‘veshmbathje zyrtare’.
Lexo edhe: Telekomi pagoi edhe faturat e shopping-ut të zyrtarit të saj
Vetëm arbresh.info javë më parë ka raportuar për dhjetar raste të këngëtarëve që kanë marrë deri 7 mijë euro për realizim të këngëve dhe videoklipeve të ndryshme.
Këngëtarja Leonora Jakupi për realizimin e videoklipit ‘pushkë e çifteli’ iu ndanë nga Telekomi i Kosovës plot 6 mijë euro.
Kënga është në bashkëpunim me Gold Ag i cili po ashtu ka shkruar tekstin e klipi ka vetëm sy skena.
Lexo edhe: ‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro
Shumë të njëjtë mori edhe këngëtari tjetër i estradës shqiptare, tani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Atij para iu ndanë për këngën ‘Interesgjike’
Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.
Lexo edhe: Edhe ‘Stupcat’, ‘Tukulukat’ e Naser Rafuna morën para nga Telekomi
Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.
Ditë më parë arbresh.info ka raportuar edhe për paratë e ndara për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë.
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë./arbresh.info/
Lexo edhe: Tunës e kolegeve të saj iu ndanë deri 6 mijë euro për videoklipe nga Telekomi
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...