1 mijë e 284 të vdekur nga Covid në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

08:54 | 24 Dhjetor 2020
A Z

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me SARS CoV2 ka shkuar në 49 mijë e 572.

1 mijë e 284 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19. Të dhëna këto të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

IKSHPK, në raportin e fundit njoftoi se aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 721 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme