1 metër borë në Brezovicë, rekomandohet që sot të mos vizitohet qendra e skijimit

09:07 | 16 Dhjetor 2023
K.B

Gjendja në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Kështu bën të ditur Brezovica.info përmes një reagimi në Facebook.

Në reagimin e tyre thuhet se ka rënë një metër borë, dhe se vetëm një korsi e rrugës është pastruar.

Ndërsa kanë rekomanduar që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq. ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme